“Një operacion i jashtëzakonshëm”, Trump do të takohet me ushtarët që morën pjesë në kapjen e Maduros
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump do të takohen sot me personelin ushtarak amerikan që mori pjesë në operacionin që kapi Presidentin të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Takimi do të zhvillohet në Fort Bragg, në Karolinën e Veriut, me të pranishëm ushtarë të forcave speciale dhe anëtarë të familjeve të tyre. Lajmi u njoftua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.
Në fund të janarit, presidenti amerikan iu referua operacionit për të kapur Presidentin Venezuelan Maduro, i cili tani është i burgosur në SHBA, ashtu si edhe gruaja e tij Celia Flores.
Ai e quajti atë “një nga operacionet ushtarake më të jashtëzakonshmet, më të shpejta dhe më vdekjeprurëse” që është kryer ndonjëherë.
Në operacionin ushtarak amerikan që çoi në kapjen e Maduro dhe Zonjës së Parë Flores, dihet se të paktën 55 persona u vranë, 23 ushtarë venezuelianë dhe 32 policë dhe personel ushtarak nga Kuba, ndërsa numri i të vdekurve civilë nuk është sqaruar ende. Disa burime kanë folur për 70 deri në 80 të vdekur në total.
Donald Trump siguroi të enjten se “marrëdhëniet me Venezuelën janë të shkëlqyera!”, nëpërmjet Truth Social.
Ndërkohë, Uashingtoni thotë se po punon shumë ngushtë me qeverinë e re në Karakas, e cila përbëhet kryesisht nga bashkëpunëtorë të ngushtë të Presidentit të rrëzuar Maduro.
Donald Trump ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij për të kontrolluar vetë shfrytëzimin dhe shitjen e naftës venezueliane që nga tani e tutje.
Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur