Sulm me thikë brenda xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, pesë të plagosur

19 Prill 2021 | 15:02

Pesë persona mbetën të plagosur nga një sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Policia ndërhyri në kohë duke arrestuar autorin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 kur Rudolf Nikolli, 34 vjeç, ka sulmuar me thikë brenda mjediseve të xhamisë së rrugës së Kavajës pesë besimtarë. Në dalje nga xhamia Nikolli ka kërcënuar dhe kalimtarë të rastit.

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi raportoi se sulmi ndodhi teksa besimtarë të shumtë po kryenin ritet fetare në xhami. Të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Imami Ahmed Kalaja tha përmes një videoje në Facebook se mes të plagosurve ishin dhe punonjës të xhamisë. Kalaja këmbënguli se situata është nën kontroll. Ai falënderoi policinë dhe qytetarët që ndërhynë në kohë për të mënjanuar përshkallëzimin e ngjarjes.

Imami Kalaja është treguar i kujdesshëm duke “uruar që kjo ngjarje të mos jetë sulm terrorist”, por një akt i rrjedhur nga “gjendja e rënduar e shëndetit mendor të autorit”. Njësoj edhe policia në njoftimin e saj nuk i ka dhënë cilësime të caktuara ngjarjes.

Po ashtu edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka dënuar sulmin e sotëm në xhaminë “Dine Hoxha”, ndërsa u bën thirrje organeve të zbardhin ngjarjen.

“Personi është në duart e forcave të rendit. Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani”, shkruan ai.

Sulmi me thikë në xhaminë e rrugës së Kavajës ndodh teksa besimtarët myslimanë agjërojnë muajin e Ramazanit, një muaj i shenjtë për ta.

Burime për Euronews Albania bënë me dije se Nikolli ka qenë në kërkim nga policia për një sulm, gjithashtu me thikë, të ndodhur në muajin mars në terminalin e autobusëve në Tiranë.

Lexoni gjithashtu: 

Imami i xhamisë “Dine Hoxha” dënon sulmin me pesë të plagosur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026