Një prind mund të qëndrojë në shtëpi pas mbylljes së shkollave
Pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24-26 janar për shkak të uljes së temperaturave, Ministria e Arsimit sot ka dhënë një tjetër njoftim për prindërit që punojnë në administratë.
Ministrja Evis Kushi deklaron se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi.
Ministrja thotë se qëndrimi i një prej prindërve në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët nuk do të ketë pasoja administrative dhe financiare.
Nga Ministria njoftojnë që kjo masë do të aplikohet deri ditën e mërkurë të kësaj jave.
“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, tha Kushi.
Sa i përket situatës më motin në vend, reshjet e borës nuk kanë pushuar në Llogara si dhe në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit-Tamarë.
Asnjë prej akseve rrugore në vend nuk është i bllokuar sipas Autoritetit Rrugor, por lëvizja këshillohet të bëhet me zinxhirë.
Në Korçë ka pasur raportime për mungesë të energjisë elektrike në Maliq dhe në njësitë Lozhan dhe Gorë. Në Kukës problem është furnizimi me ujë për shkak të dëmtimit të tubacioneve nga temperaturat e ulëta.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta