“Një punim 1000 euro”, Ervisi që bën piktura me lesh dele: Portreti i Kryeministrit, më i miri

23 Janar 2026 | 15:55

Vetëm 24 vjeç, Ervisi nga Fushë-Arrëzi spikat si një nga artistët më të veçantë të rinj, duke realizuar piktura me lesh dele. I frymëzuar nga familja e tij artizanale, ai sjell një formë arti të rrallë dhe origjinale.

Këtë punim e kam nisur para 5 vitesh dhe e kam vazhduar ndër vite. Ideja lindi në familje, duke bërë papuçe të leshta dhe duke parë modelin e punimit me gjilpërë, pikërisht aty lindi edhe ideja për pikturat me lesh.

Çfarë punimesh ke bërë?

Kam realizuar peizazhe, portrete të personave të njohur dhe të panjohur, por mund të realizoj pothuajse çdo temë. Pamja që del nga piktura me lesh është më e gjallë, më e prekshme.

Pse i bën pikturat me lesh dele?

Sepse është një risi e re dhe vjen nga natyra. Me leshin e deles mund të krijojmë edhe art. Kam realizuar portrete të Elisa Spiropalit, Benet Becit dhe Edi Ramës. Portretin e Kryeministrit e realizova për një javë dhe ishte një nga punimet më të mira që kam bërë. Ua kam dërguar si dhuratë dhe po pres një përgjigje. Nga këngëtarët kam realizuar Dafina Zeqirin, Real Gold, si edhe Albana Koçiun, të cilës ia kam dhënë personalisht si dhuratë. Reagimet kanë qenë shumë pozitive. Kanë qenë të habitur nga mënyra e punimit dhe e kanë cilësuar si diçka shumë të veçantë. Jam i vetmi që e realizoj këtë lloj arti.

Çfarë leshi përdor?

Përdor vetëm leshin e deles rudë. Portretet janë më shumë të detajizuara dhe mund të marrin nga një javë deri në dy javë. Ka pasur edhe punime që më kanë marrë një muaj.

A ke jetuar jashtë vendit?

Kam jetuar në Suedi. Ndihem mirë duke menduar që këtë art mund ta realizoj vetëm unë. Kam një projekt që doja ta realizoja, por nuk mund ta bëja jashtë Shqipërisë. Vetëm në vendin tim, në Kryezi të Fushë-Arrëzit, mund ta realizoja. Për këtë arsye vendosa të kthehem këtu. Dhe pse jo, këtu mund t’ia dalim.

Sa kushton një punim?

Në Suedi kam shitur një pikturë me vlerë 1000 euro. Mendova se e kisha lënë shtrenjtë, por ata u habitën pse ishte kaq lirë. Edhe në Shqipëri tregu po fillon të përshtatet. Një portret mund të arrijë deri në 300 euro, në varësi të përmasave. Punimet janë me porosi dhe realizohen sipas kërkesës.

Kush porosit më shumë?

Më së shumti porositë vijnë nga diaspora, emigrantë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë dhe më kontaktojnë kur vijnë në Shqipëri.

Një mesazh për të rinjtë?

Kthehuni investoni në vendin tuja realizoni ëndrra tuaja këtu, siç është shprehja guri rëndë në vend të vet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026