Një qytet i madh në Mesdhe po fundoset!

4 Nëntor 2022 | 07:10

Porti më i madh dhe qyteti i dytë më i madh egjiptian, Aleksandria, mund të zhduket nën det në disa dhjetëra vjet.

Edhe sipas skenarit më të mirë të OKB-së, një e treta e qytetit, i cili u themelua nga Aleksandri i Madh në deltën e Nilit, do të jetë nën ujë ose i pabanueshëm deri në vitin 2050, raporton Jutarnji list.

Një milion e gjysmë banorë nga gjithsej gjashtë milionë do të duhet të ikin nga shtëpitë e tyre dhe rrënojat e lashta të qytetit dhe monumentet historike janë në rrezik të madh nga Deti Mesdhe.

Deri më tani, qindra banorëve u është dashur të largohen nga banesat që u dëmtuan nga përmbytjet në 2015 dhe 2020.

Siç raporton Jutarnji list, çdo vit qyteti fundoset me më shumë se tre milimetra për shkak të digave në Nil që mbajnë baltën e lumit që dikur ngurtësonte tokën dhe nxjerrjen e gazit nga nën det. Në të njëjtën kohë, niveli i detit po rritet për shkak të ngrohjes globale.

Sipas parashikimeve më të këqija të panelit klimatik të OKB-së IPCC, Deti Mesdhe mund të rritet me një metër brenda tridhjetë viteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026