Një rast i ri me COVID-19 në 24 orët e fundit, 56 persona aktivë në të gjithë vendin

29 Qershor 2021 | 16:59

Gjatë 24 orëve në vendin tonë ka rezultuar vetëm një rast i ri pozitiv me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje për shkak të këtij virusi.

Ministria e Shëndetësisë thotë se rasti pozitiv ka rezultuar pas kryerjes së 3348 testimeve të dyshuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID-19 në vend, një prej të cilëve po merr trajtim spitalor të specializuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 24
Shkodër 12
Durrës 5
Elbasan 5
Lezhë 4
Berat 3
Dibër 1
Fier 1
Vlorë 1.

Qarku më i prekur në vend nga epidemia është ai i Tiranës, i cili raporton më shumë hubmje jete se qarqet e tjera, kjo edhe për shkak se ka numrin më të lartë të popullsisë në Shqipëri. Sipas MSH-së, si pasojë e agresivitetit të coronavirus 2,456 qytetarë kanë hubmur jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026