Një shqiptar zgjidhet për herë të parë këshilltar në Bolzano të Italisë

29 Shtator 2020 | 15:03

Pak javë më parë në shtatë rajone të Italisë u zhvilluan zgjedhjet lokale, një test elektoral për koalicionin e brishtë kombëtar që nga shpërthimi i koronavirusit, një test për qeverinë e qendrës së majtë të Kryeministrit Giuseppe Conte.

Dy partitë kryesore qeverisëse – Social Demokratët e PD dhe Lëvizja Pesë Yje – morën rezultate pozitive. Social Demokratët patën sukses në Toskana dhe Pulia dhe mund të vazhdojnë të qeverisin  te sigurt në të dyja rajone. Partia opozitare e Matteo Salvini, Lega, pësoi disfatë, veçanërisht për shkak të humbjes së votave në Toskanë.

Në zgjedhjet rajonale e komunale 2020 në Itali, kandiduan dhe rreth 50 emigrantë shqiptarë. Ata janë aktivistë e përkrahës të forcave të ndryshme politike që kandiduan në lista civile apo grupime politike me synimin për të qenë anëtarë me të drejta të plota në drejtimin e pushtetit vendor në 7 rajone e më 957 komunat italiane.

Tritan Myftiu, ka arritur të fitojë në Këshillin Bashkiak në Komunën e Bolzanos, pasi dy herë më parë nuk ia kishte dalë për shkak të mungesës së një numri të pakët votash.

Z. Myftiu në një interviste për Euronews Albania tregoi se, në këshill do të jenë për herë t parë tre të huaj, dy marokenë, ai dhe një maqedonas. Ai thotë se ka qenë gjithmonë pjesë e partive të djathta ndërsa jeton në Itali prej 30 vitesh.

“Kam milituar në partitë e djathta dhe në zgjedhjet lokale isha pjesë e partisë Frateli d’Italia. Kësaj here për pak vota kam arritur që të hyj në këshillin bashkiak. Padyshim që kam hyrë me votat shqiptarëve dhe do të kërkoj që t’i përfaqësoj sa më mirë”, tha ai.

Z. Myftiu tregoi më tej se, kanë qenë 8 kandidatë shqiptarë ku një tjetër shqiptar që kandidonte për krahun e majtë për 23 vota ka humbur mandatin. Shkak sipas tij është bërë pjesëmarrja e ulët e shqiptarëve në zgjedhje.

“Rivali im për 23 vota nuk arriti që të hyjë. Do të isha i kënaqur që të kishte fituar dhe për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve. Nga 1500 shqiptarë me të drejtë vote, pjesë marrja nuk ka arritur as në 500 vota. Edhe pak persona sikur të kishin marrë pjesë në votim do të kishin hyrë dhe 2-3 të tjera”, përfundoi z. Mysftiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026