Një tjetër Kurban Bajram që nuk festohet në xhaminë e Namazgjasë
Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë nuk e kanë festuar “Kurban Bajramin” në Xhaminë e Madhe të Tiranës.
“Xhamia e madhe financohet nga një vend tjetër, nga një popull tjetër mik dhe ende nuk e dimë se kur do të hapet”, tha nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Taulant Bica, për xhaminë e Namazgjasë, e njohur si Xhamia e Madhe e Tiranës, e cila nisi të ndërtohet para gjashtë vitesh, në 2015-tën, por ende nuk i ka hapur dyert për besimtarët.
Ndryshe nga një vit më parë ku kishte kufizime për shkak të pandemisë, sot besimtarët po i kryejnë festimet e “Kurban Bajramit” si zakonisht, me falje në Sheshin Skënderbej dhe pranë xhamive të tjera.
“Kurbani Bajrami i vjetshëm kaloi me më shumë vështirësi, ndërsa këtë vit po e festojmë ashtu siç i ka hije”, tha Taulant Bica për Euronews Albania.
Mirëpo jo të gjitha ritualet myslimane janë kthyer në normalitet, pasi shumë besimtarë janë privuar nga marrja pjesë në “ritualin e Haxhit”, ku besimtarët bëjnë pelegrinazh për në Mekë, që është vendi më i shenjtë për myslimanët.
“Kemi dy vite që nuk kryhet “rituali i Haxhit”, që është një ndër adhurimet kryesore ku çdo besimtar mysliman e ka obligim që të shkojë të paktën një herë në jetë për të vizituar vendin e shenjtë për besimtarët myslimanë”, u shpreh z. Bica.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta