“Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje

25 Korrik 2026 | 08:52

Komanda më e lartë ushtarake e Iranit paralajmëroi të martën se Teherani “do të vrasë një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, raportoi Reuters, duke cituar median shtetërore iraniane.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha në televizionin shtetëror se vendi i tij nuk do të pranonte një armëpushim nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tij në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.

Araghchi diskutoi situatën në rajon në telefon me homologun e tij nga Omani , me të cilin diskutuan zgjidhje për të parandaluar përshkallëzimin e tensionit, sipas një deklarate të lëshuar nga ministria. Sipas mediave iraniane, një delegacion diplomatik nga Omani mbërriti sot në Teheran për të diskutuar mekanizmat për menaxhimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë, sipas tre burimeve pakistaneze, Pakistani, me nxitjen e Kinës, po kërkon mënyra për të rinisur bisedimet e ngrira midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës . Disa diskutime paraprake u zhvilluan këtë javë kur Ministri i Brendshëm iranian Esqandar Momandi vizitoi Islamabadin, vizita e tij e dytë në Pakistan brenda 10 ditësh.

Momandi, i cili konsiderohet i afërt me Gardën Revolucionare, u takua me zyrtarë qeveritarë dhe shefin e ushtrisë Asim Munir. Megjithatë, të tre burimet theksuan se pengesat për rifillimin e bisedimeve mbeten të shumta.

Ndërkohë, gazeta amerikane Wall Street Journal shkruan në raportin e saj se Bahreini dhe Kuvajti dërguan fshehurazi avionë luftarakë për të goditur objektiva brenda Iranit në fillim të këtij muaji, në hakmarrjen e parë të drejtpërdrejtë kundër Teheranit.

Sipas raportit, objektivat ishin instalimet ushtarake iraniane, të tilla si depot e raketave dhe të dronëve.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhanë informacion mbi objektivat dhe mbulimin anti-ajror për sulmet, shkroi gjithashtu gazeta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026

Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit

Sulmet e reja ruse në Ukrainë kanë lënë të paktën 15 të vdekur, përfshirë 10 nga një sulm me raketa balistike në një ekspozitë pranë...
09:22 | 25/07/2026

Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)

Dhjetëra anije në një marinë në qytetin verior serb të Novi Sadit po lundronin në një llum të gjelbër, e vetmja gjë që mbeti pasi...
09:06 | 25/07/2026