Një vit i ri ndryshe, 2021 me rrugë boshe, pak vende kanë festuar me grumbullime

1 Janar 2021 | 14:28

E gjithë bota ka mirëpritur vitin e ri 2021, megjithëse jo njëlloj si herët e tjera.

Kufizimet e pandemisë së COVID-19 kanë detyruar që shumica e shteteve në glob të ndërrojnë vitet në heshtje, pa festime dhe në frikë. Megjithatë, hedhja e fishekzjarreve, një simbol i mesnatës së Vitit të Ri, ka krijuar panorama të mrekullueshme në disa shtete, por me shumë pak qytetarë ose me asnjë për t’i parë.  

Bulevardi i famshëm Champs Elysees në Francë e mirëpriti Vitin e Ri me një atmosferë heshtjeje, pa fishekzjarre, ku vetëm pak makina ishin në qarkullim afër Harkut të Triumfit.

Ndërkohë, Berlini nën masën e ndalimit të hedhjes së fishekzjarreve në disa territore të saj për të mos shkaktuar grumbullime, ka regjistruar edhe qytetarë që e kanë thyer këtë rregull. Disa berlinezë, gjatë mesnatës së Vitit të Ri, kanë hedhur nga ballkonet e tyre fishekzjarre duke shkaktuar edhe zjarre të vogla anembanë kryeqytetit gjerman.

Edhe shtete të tjera evropiane, kanë mirëpritur 2021 me pak fishekzjarre, por gati asnjë spektator.

Rio de Zhanero në Brazil, ku zakonisht organizohet një panoramë madhështore e fishekzjarreve që ndiqet nga gati 2 milionë persona, këtë vit ishte gati bosh me vetëm rreth 100 qytetarë me maska.

New York-u nga ana tjetër, një nga pikat kryesore të festimit të Vitit të Ri që karakterizohet zakonisht nga grumbullime masive, e priti vitin 2021 me vetëm disa të ftuar, ku mes tyre edhe punonjës të shëndetësisë apo stafe mjekësore që kanë luftuar në radhë të parë me pandeminë.

Ndërsa pjesa më e madhe e shteteve në botë kanë festuar me kufizime, Wuhani, origjina fillestare e shpërthimit të pandemisë, e ka organizuar kalimin e viteve normalisht me qindra qytetarë që janë grumbulluar në qendër të qytetit  pa nevojën për të respektuar distancën sociale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026