Një vit nga marrja e detyrës, ambasadorja Yuri Kim: Betimi ynë i shërbimit është i shenjtë
Ambasadorja Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter bëri me dije se 9 janari i 2021-shit shënoi dhe një vjetorin e marrjes së detyrës si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
“Një vit më parë, në prani të miqve dhe familjes, me dorën mbi një Bibël të nënshkruar nga nëna ime, u betova se “do të mbështes dhe mbroj Kushtetutën e SHBA-së kundër të gjithë armiqve të huaj dhe të brendshëm,” – shkroi Kim.
Ambasadorja është përfaqësuesja më e lartë e Shtëpisë së Bardhë në vendin tonë.
Ajo theksoi gjithashtu se për nënpunësit publik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, betimi i tyre i shërbimit, që nga momenti që marrin postin është i shenjtë.
“1 vit më parë – në prani të miqve & familjes, me dorën mbi një Bibël të nënshkruar nga nëna ime – u betova se “do të mbështes & mbroj Kushtetutën e SHBA kundër të gjithë armiqve të huaj & të brendshëm”. Për nëpunësit publikë të ??, Betimi ynë i Shërbimit është i shenjtë”. https://t.co/YbLmaC8cpc
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 9, 2021
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta