Një vit nga rënia e Afganistanit, vendi në krizë humanitare
Një vit nga marrja nën kontroll e vendit nga talebanët, vajzat në Afganistan vuajnë pasojat më të rënda të krizës, mes izolimit, urisë, mungesës së arsimit dhe depresionit.
Alarmi është dhënë nga organizata Save the Children, sipas të cilës i gjithë vendi është përfshirë nga një krizë humanitare, zgjidhja e së cilës qëndron në dhomat e pushtetit të liderëve politikë ndërkombëtarë, të cilët duhet të japin financime humanitare të menjëhershme.
Në të kundërt, paralajmëron Save the Children, shumë djem e vajza të mitura do të humbasin fëmijërinë e tyre për shkak të punës së detyruar, martesave të imponuara dhe shkeljes së vazhdueshme të të drejtave.
Që kur talebanët rimorën nën kontroll vendin në gusht të 2021-shit, Save the Children, që punon në Afganistan që prej 1976-s, ka intensifikuar reagimin e saj për të mbështetur numrin në rritje të të miturve të cënueshëm.
Organizata po ofron për fëmijët ndihma shëndetësore, ushqim dhe ujë të pijshëm, strehim, shërbime higjienike, etj.
Që prej shtatorit 2021, Save the Children ka shkuar në ndihmë të 2.5 milionë personave, mes të cilëve 1.4 milionë të mitur.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale