Një vit pas largimit të forcave amerikane nga Afganistani, kriza e thelluar
Që kur avionët amerikanë u larguan nga Kabuli një vit më parë, Afganistani është zhytur në një krizë ekonomike.
Inflacioni i madh dhe izolimi nga sistemi bankar ndërkombëtar ka bërë që vendi të vuajë nga kequshqyerja dhe uria. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se janë prekur 20 milionë njerëz – gjysma e vendit – duke përfshirë një milion fëmijë .
Në një takim të Këshillit të Sigurimit, OKB-ja diskutoi gjithashtu qasjen brutale ndaj grave nga talebanët – të cilët shtuan kufizimet për vajzat që punojnë dhe shkojnë në shkollë.
“Fitimet e pakta që vendi bëri për të mbrojtur të drejtat e grave janë hedhur poshtë. Ka kaluar më shumë se një vit që kur vajzat adoleshente në Afganistan shkelën për herë të fundit në një klasë. Në shekullin e 21-të nuk duhet të shpjegojmë pse arsimimi i vajzave dhe fuqizimi i grave janë të rëndësishme për to, për komunitetet e tyre, për vendet dhe në të vërtetë për të gjithë ne,” – tha diplomati britanik.
Për shkak të varfërisë janë shtuar vajzat që martohen që kur janë fëmijë. Një baba u detyrua të shkëmbente vajzën e tij 13-vjeçare sepse nuk mund të paguante kredinë, para që e ndihmonin për të ushqyer familjen.
“ Që nga dita kur ndodhi ajo është gjithmonë e zemëruar me mua. Më përshëndet për respekt, por jo me ngrohtësi. Nuk bën asgjë për mua, e di që unë jam fajtor,” – u shpreh ai.
Vajza e tij e ka parë bashkëshortin e ardhshëm dhe nuk dëshiron të jetojë me të.
“Nuk pres që ai do të më lejojë të studiojë, nëse do të ishte një burrë i zgjuar nuk do t’ia kërkonte kurrë babit këtë martesë” shprehet Hojra.
Teksa talebanët festojnë një vit në pushtet, vendet perëndimore ende nuk e kanë njohur qeverisjen e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar