Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, sizmiologu: Zona e prekur është e ekuilibruar

26 Nëntor 2020 | 08:47

Sizmiologu Edmond Dushi në një intervistë për Euronews Albania tregoi se në zonën e tërmetit të 26 nëntorit situata aktualisht paraqitet e qetë edhe pse goditjet e njëpasnjëshme kanë qenë të fuqishme.

Momentalisht siç tha dhe sizmiologu ka vetëm disa goditje sporadike të cilat nuk janë aspak për t’u shqetëesuar.

“Në fakt pasgoditjet janë tregues që zona është gjithmonë në relaksim kështu që në momentin që flasim për të qenë të qetë qytetarët atëherë duhet të kemi parasysh që ato pasgoditjet e forta që ndodhën në momentet fillestare, në ditët apo muajt e parë pas tërmetit, ato përbënin një lloj shqetësimi sepse ndiheshin nga qytetarët dhe banesat e dëmtuara mund të kishin probleme të mëtejshme.

Aktualisht këto pasgoditje që ne regjistrojmë, që mund të jenë një ose dy në javë, janë pasgoditje të papërfillshme,” – u shpreh Dushi.

Mikrotërmetet siç quhen në gjuhën e sizmiologëve janë tregues që zona ka arritur në një lloj ekuilibri.

Sipas tij nuk ka zona që të kenë filluar rishtazi me një aktivitet intensiv dhe të shihen me shqetësim për një goditje të fuqishme, të paktën në një kohë afatshkurtër.

 

Lexoni gjithashtu: 

Euronews Albania në zonat e dëmtuara nga tërmeti, banorët ende në ‘qiell të hapur’: Po flemë në çadra, s’kemi më besim tek shteti

Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit thirrjet për drejtësi vazhdojnë ende

Emiriana Sako tregon për Euronews Albania si po shkon procesi i rindërtimit në qytetin e Durrësit

Sot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, pasoja janë ende të freskëta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026