Njëmbëdhjetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19

30 Prill 2021 | 15:27

Njëmbëdhjetë qytetarë në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Kjo e dhënë u bë publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, cili thotë se janë evidentuar 202 raste të reja nga 2810 teste të kryera.

Si pasojë e COVID-19, në Kosovë kanë ndërruar jetë 2173 qytetarë, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841”, thekson IKSHPK-ja.

 Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviq.

Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetetarët të repektojnë masat anti-Covid, me qëllim pernegimin e përhapjes së infeksionit në popullatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026