Njëmbëdhjetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19
Njëmbëdhjetë qytetarë kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e Covid-19. Shifrat bëhen publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), i cili thekson se nga 4718 teste, 512 prej tyre janë konfirmuar të prekur.
Që nga fillimi i epidemisë kanë ndërruar jetë 1926 qytetarë, ku shumica prej tyre kanë qenë me sëmundje bashkëshoqëruese. Po ashtu, në orët e fundit janë shëruar 524 pacientë duke e çuar në total 77.957.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 185 raste, Gjakovë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjilan 37 raste, Pejë 37 raste, Mitrovicë 25 raste, Podujevë 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 13 raste, Kaçanik 12 raste, Prizren 9 raste, Vushtrri 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Viti 6 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Graçanicë.
Qeveria e Kosovës është mbledhur pak minuta më parë për të vlerësuar situatën e pandemisë Covid-19, ndërsa nuk përjashtohet miratimi i masave kufizuese, të cilat do kontribuonin në shkëputjen e zinxhirit të infektimit.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta