Njëmbëdhjetë të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

18 Dhjetor 2020 | 15:59

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 580 raste të reja, ndërsa 11 pacientë kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.426 që nga fillimi i epidemisë.

Bazuar në raportin e të dhënave mbi pandeminë, MSH-ja thotë se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, ku 35  në terapi intensive, kurse 13 prej tyre janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12646
Fier 1729
Durrës 1366
Shkodër 1249
Vlorë 1138
Korçë 1080
Elbasan 986
Berat 948
Lezhë 934
Gjirokastër 549
Kukës 477
Dibër 410

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë kryer në total  234.512 teste të dyshuara, ndërsa nga këto, 52.004 qytetarë kanë rezultuar të prekur nga coronavirus.

Në dymbëdhjetë qarqet e vendit numërohen deri tani 1066 të vdekur, kurse më i prekuri ndër to është qarku i Tiranës.

Treguesi tjetër, i cili po shihet me shqetësim nga specialistët e shëndetit janë raste aktive me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë vendin numëron 23 512 raste aktive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026