Njëmbëdhjetë viktima dhe numër i lartë infektimesh me Covid-19 në Shqipëri

29 Nëntor 2020 | 15:13

Ministria  e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Kështu, në 24 orët e fundit janë evidentuar 835 raste të reja, ndërsa 11 qytetarë kanë humbur jetën.

Aktualisht në tre spitalet COVID, po marrin trajtim mjekësor 482 pacientë, 29 janë në terapi intensive dhe tetë të intubuar.

Shifrat e të infektuarve me tendencë rritjeje vijnë edhe për shkak të shtimit të testimeve në popullatë. Konkretisht, autoritetet shëndetësore në harkun kohor të 24 orëve janë kryer në total 2253 testime të dyshuara për Covid-19.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        9371

Fier            1378

Durrës       1333

Korçë         1010

Vlorë            952

Shkodër       904

Elbasan        870

Lezhë           722

Berat            621

Gjirokaster   572

Kukës          408

Dibër           205

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se që nga fillimi pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën për shkak të coronavirus 798 pacientë, ku shumica prej tyre kanë patur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Pavarësisht numrit të infektimeve që kanë ardhur në shtim e sipër, pozitive mbetet edhe kurba e të shëruarve. Aktualisht në të gjithë vendin raportohen se 18.481 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka shkuar në 18.346.

Lexoni gjithashtu: 

Pandemia, Brataj: Jemi te skenari 3, nëse ezaurohen spitalet rajonale, do i asistojmë qytetarët edhe në stadium

Pandemia, mjekja shqiptare: Në Itali është duke u përjetuar piku i valës së dytë

Mbi 400 mijë vdekje, rëndohet bilanci i COVID-19 në Evropë, OBSH apel për kujdes

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026