Njëqind ditët e qeverisë, Hoti: Kosova shembull në menaxhimin e pandemisë, prioritet lufta ndaj korrupsionit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka raportuar përpara deputetëve të Kuvendit punën në 100 ditët e para të qeverisë së tij. Ai ka listuar prioritetet e qeverisë, duke vënë theksin tek rivendosja e marrëdhënieve me vendet mike.
“Për shkak të situatës nëpër të cilën po kalon Kosova, prioritetet e Qeverisë kanë qenë : lufta kundër pandemisë së koronavirusit, rimëkëmbja ekonomike, forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftmi i dukurive negative dhe veçmas i krimit dhe korrupsionit, marrja e përgjegjësisë për të quar përpara procesin e dialogut, avancimi i procesit të integrimit evropian, në përputhje me obligimet që kemi nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit,” – tha kryeministri Hoti.
Menaxhimi i pandemisë, sipas Hotit e ka kthyer Kosovën në shembull për shtetet e tjera, duke thumbuar qeverinë Kurti.
“Më duhet të them se për këtë pandemi jemi sharë shumë edhe në këtë kuvend, por sot jemi bërë shembull në rajon dhe më gjerë se si menaxhohet kjo situatë. Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme. Ata persona që i kanë shtrembëruar të dhënat e numrit të të infektuarve për ta nxjerrë vendin e tyre keq, sot duhet të turpërohen,” – shtoi më tej Hoti.
Ai shtoi se me vendimin e Qeverisë janë ndarë 60 milionë euro për sektorin privat, të cilat brenda disa ditësh do të jenë në llogaritë e firmave private.
Po ashtu, lufta kundër korrupsionit mbetet prioriteti kryesor, theksoi Hoti.
“Gjatë këtyre 100 ditëve kemi pasur zero afera korruptive,” – pretendoi kryeministri i Kosovës.
I gjithë fjalimi i Kryeministrit hasi në kundërshtitët e deputetit të partisë opozitare të LVV, Rexhep Selimi, i cili e vlerësoi si skandaloze punën e qeverisë Hoti, duke kërkuar dorëheqjen e Hotit, ndërsa bëri thirrje që të përkrahen iniciativa për mosbesimin e qeverisë Hoti.
Lexoni gjithashtu:
VV-ja për 100 ditëshin e qeverisë së re: Vendime skandaloze, Hoti të japë dorëheqjen
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta