Njerëzit e 2023/ Kush pati ndikimin më të madh në kulturë këtë vit
Këto janë njerëzit e vitit, figurat që ndikuan gjatë vitit 2023 në Kulturën Evropiane dhe Globale si në kinema, muzikë, art dhe letërsi.
Personalitetet që kanë përcaktuar vitin tonë dhe kanë çuar më tej bisedën në fushat e tyre përkatëse.
Ylli i padiskutueshëm evropian i vitit 2023 në botën e filmit ishte Sandra Hüller, e cila luajti në fituesin e Palmës së Artë, Anatomie d’une Chute (Anatomia e një Rënie) dhe fituesja e Çmimit të Madh të Kanës, The Zone of Interest – dy nga filmat më të mirë të këtij viti.
Ylli botëror Lady Gaga me bashkëpunimin e saj me House Labs dhe nëpërmjet një investimi të përbashkët, përdorën të ardhurat e tyre për fondacionin “Born This Ëay” të artistes, i cili i adresohet krizës se shëndetit mendor të të rinjve.
28-vjeçari Jalen N’Gonda, një këngëtar dhe kantautor amerikan u transferua në Liverpool gati një dekadë më parë për të studiuar në Institutin e Arteve Performuese.
Falë labelit legjendar Dapton, N’Gonda përfundoi albumin e tij debutues, ‘Come Around and Love Me’, këtë vit, me tingullin e tij që të kthen në një epokë të artë te muzikës.
Taylor Swift jo vetëm që u shpall Personi i Vitit nga revista TIME, por ishte gjithashtu artistja më e dëgjuar e këtij viti globalisht në Spotify.
Artisti britanik Jesse Darling ishte fituesi i çmimit shumë të lakmuar Turner të këtij viti. Ai u vlëresua për ekspozitat e tij që paraqesin vepra të mrekullueshme skulpturore, duke përdorur objekte të tilla si shirita rreziku, lidhëse unazash të mbushura me beton, perde rrjetë, flamuj të copëtuar të Mbretërisë së Bashkuar dhe barriera të salduara.
Pasi pësoi një sulm të tmerrshëm me thikë vitin e kaluar, nga i cili humbi shikimin në njërin sy, autori britanik me origjinë indiane, Salman Rushdie, u kthye në titujt kryesorë këtë vit për arsye më pozitive.
Ka pasur disa libra fantastikë të botuar këtë vit, por asnjëri si “Monsters: Dilema e një fansi” e Claire Dederer, një eksplorim që nxit mendimin dhe në kohën e duhur nëse është në rregull të duash artin e artistëve të neveritshëm moralisht.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta