Njerëzit e drejtësisë që u arrestuan për korrupsion në 6 muajt e fundit

2 Korrik 2021 | 10:29

Në 6 muajt e fundit janë arrestuar me urdhër të SPAK, 3 prokurorë dhe një gjykatëse, përkatësit prokurori i Vlorës, Maksim Sota, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, prokurori i Sarandës, Sali Hasa dhe ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Prokurori Maksim Sota

Më 16 korrik të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurori skualifikoi nga gara për në SPAK prokurorin Maksim Sota.

Sota u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por u skualifikua që në fazën e parë të këtij procesi.

Ai e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i kësaj prokurorie për disa vite. Ndërkohë, ai nuk i është nënshtruar procesit të Vettingut.

Tashmë prokurori Sota është arrestuar dhe për të gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Prokurori Edmond Kariqi

Më 30 qershor të këtij viti me urdhër të SPAK, Policia e Shtetit arrestoi në Kavajë drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi.

Mbi të rëndon akuza për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim”.

Edmond Kariqi deri në vitin 2019 ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror, ndërsa së fundmi është transferuar në Kukës, ku është komanduar drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Prokurori Sali Hasa

Mëngjesin e 19 qershorit ra në prangat e policisë edhe prokurori i Sarandës, Sali Hasa, i akuzuar “për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Z. Hasa ra në pranga pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Pak ditë pas arrestimit, Gjykata Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj prokurorit të Sarandës.

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Më 11 shkurt të 2021, ish-gjyqtarja  e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestuar me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Pas arrestimit, Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë masën sigurisë “arrest me burg” për të.

Ishte Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë që kërkoi shkarkimin e saj dhe më 17 mars, KLGJ vendosi të shkarkonte magjistraten.

Ajo është e treta magjistrate e shkarkuar nga KLGJ, pas një hetimi disiplinor të ILD-së. Znj. Hoxha nuk iu nënshtrua procesit të Vetttingut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026