Njerëzit me alergji ndaj ushqimeve, më pak të prirur për t’u infektuar me COVID
Alergjitë ndaj ushqimeve janë shqetësuese në rastin më të mirë, ndërsa në rastin më të keq mund të përbëjnë rrezik serioz për shëndetin.
Megjithatë, ka një avantazh për njerëzit që kanë alergji ndaj disa ushqimeve specifike; ata janë më të mbrojtur nga COVID-19.
Një studim i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) në Shtetet e Bashkuara zbuloi se njerëzit me alergji ndaj ushqimeve kanë më pak gjasa të infektohen me SARS-CoV-2.
Studimi i Epidemiologjisë dhe Reagimit ndaj SARS-CoV-2 (HEROS) monitoroi më shumë se 4.000 njerëz, në gati 1.400 familje në SHBA.
Studiuesit zbuluan se personat që ishin alergjikë ndaj disa ushqimeve, dhe ishin diagnostikuar si alergjikë nga mjeku, rrezikonin 50 për qind më pak për t’u infektuar nga COVID-19 sesa ata që nuk ishin alergjikë ndaj asnjë ushqimi.
Dr Tina Hartert, profesoreshë e mjekësisë dhe pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Vanderbilt në Nashville, dhe bashkëdrejtuese e këtij studimi, spekuloi se një “inflamacion i tipit 2” i cili është karakteristik për gjendjet alergjike, mund të zvogëlojë nivelet e një proteine të quajtur receptori ACE2 në sipërfaqen e qelizave të rrugëve të frymëmarrjes.
Koronavirusi përdor këtë receptor për të hyrë në qeliza, kështu që mungesa e tij mund të kufizojë aftësinë e virusit për t’i infektuar ato.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta