“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” – Demokrati përjashtohet nga fjalimi i Trump

25 Shkurt 2026 | 09:02

Përfaqësuesi i Teksasit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së dhe anëtari i Partisë Demokratike, Al Green, u nxor jashtë sallës së kongresit gjatë fjalimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gjendjen e Kombit, për shkak se shpalosi një pankartë ku shkruhej “Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”.

Al Green u përjashtua nga Kongresi për herë të dytë gjatë vitit të kaluar gjatë fjalimit të Trump, kujton NBC News.

Ai shfaqi një banderolë në hollin e Dhomës së Përfaqësuesve ku shkruhej “Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”, gjë që u interpretua si një përgjigje ndaj videos që Trump publikoi në rrjetet sociale këtë muaj, në të cilën ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama u përshkruan si majmunë.

Ndërsa një anëtar i sigurisë së kongresit e shoqëroi atë jashtë sallës së Dhomës së Përfaqësuesve, pak minuta pasi filloi fjalimi i Trump, Green valëviti flamurin e tij në drejtim të republikanëve, ku përfaqësuesi Troy Nels, gjithashtu nga Teksasi, u përpoq t’ia rrëmbente flamurin Al Green.

“Duke gjykuar nga shprehja e fytyrës së tij, ai e kuptoi mesazhin. Ai e pa dhe e kuptoi mesazhin”, tha Green në një intervistë me gazetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit

Një anije nën sanksione për transportimin e karburantit rus ka të ngjarë të ketë rrjedhje nafte në një zonë detare të mbrojtur pranë brigjeve të...
19:34 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026

Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet blerja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine në Angli që nga...
19:18 | 17/07/2026