Njihuni me Ori Hoxhën, bioinxhinierin 27 vjeçar që jep mësim në SHBA
Teknologjia është revolucioni i katërt industrial sipas të ftuarit të parë të emisionit “Gen Z” në Euronews Albania, Ori Hoxha. Me profesion ai është bioinxhinier dhe e ka përfunduar shkollën e lartë në Universitetin Berkeley në Kaliforni.
Edhe pse ka përfunduar shkollën në Amerikë, ai gjendet midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. Në Shqipëri ai ka hapur një qendër programimesh, pasi sipas tij ka një potencial të madh ekonomik në fushën e teknologjisë, ndërsa në Amerikë ai është pedagog.
“Mendoj se teknologjia premton shumë për vendin tonë dhe me ketë vizion unë dhe një ekip i vogël në 2019 krijuam një OJF të quajtur Alpha Plan dhe përmes saj programin Code for Albania. Code for Albania është një program tre vjeçar për gjimnazistë, që ofron trajnime profesionale për programues në bashkëpunim me një OJF nga univeristeti Stanford, i cili është numri një në botë për inovacionin dhe teknologjinë”, – tha bioinxhinieri Ori Hoxha për Gen Z në Euronews Albania.
GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Për Orin teknologjia ofron mundësi të jashtëzakonshme dhe nëpërmjet trajnimit një person mund të hyjë direkt në tregun e punës.
“Vite më parë duhet të mësonim gjuhë të huaja për të rritur aftësitë, për një punë apo të ardhme më të mirë, ndërsa sot ka ndryshuar pasi me një trajnim 4 mujor dikush mund të hyjë direkt në tregun e punës”, – shprehet Ori Hoxha për Gen Z në Euronews Albania.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore