“Njohja elektronike e fytyrave”, kamera të posaçme për sigurinë e Lojërave Olimpike

21 Shkurt 2023 | 15:57

Të përzihesh me turmën nuk është më sinonim i kalimit pa u vënë re. Avancimi i inteligjencës artificiale për njohjen e fytyrës e bëjnë zhdukjen tejet të vështirë në një shoqëri që e kalon jetën në rrjetet sociale.

Televizionet franceze kanë kryer një test në rrugët e Parisit. Një specialist në njohjen e fytyrës bën disa fotografi dhe i fut ato në një website me pagesë.

“Ajo vjen nga Lioni dhe është e regjistruar në faqe interneti si kujdestare fëmijësh”, Anis Ayan, inxhinier i inteligjencës artificiale.

I pyetur sa kohë i duhet për ta gjetur këtë, eksperti thotë: “20 sekonda”.

Në faqen e internetit, verifikimi i informacionit është çështje sekondash dhe çdo gjë është e saktë. Çifti nuk e fsheh habinë e tij.

Bashkimi Evropian u lejon qytetarëve të kërkojnë heqjen e fotove të tyre nga faqet e internetit, por kjo është më e komplikuar nga sa mendohet.

“Nëse është një faqe interneti, apo një mashtrues me bazë në parajsat fiskale, heqja është e vështirë. Në raste të tilla ju duhet të shkoni tek motorët e kërkimit, t’u dërgoni atyre një kërkesë që t’ju fshijnë dhe janë vetë motorët e kërkimit që do të procedojnë”, Etienne Deshoulieres, avokat për çështjet teknologjike.

Në shumë qytete të Kinës, kamerat e mbikëqyrjes e bëjnë të mundur identifikimin e kalimtarëve thuajse në moment. Pavarësisht polemikave, Parisi zyrtar do t’i instalojë ato për të përmirësuar sigurinë për Lojërat Olimpike të vitit 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026