Nju Delhi mbyll shkollat për shkak të ndotjes së ajrit
Shkollat fillore në Nju Delhi do të mbyllen nga e shtuna, ndërsa po merret parasysh edhe kufizimi i qarkullimit rrugor, pasi niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Indisë është ende i lartë, njoftuan sot autoritetet.
Përqendrimi i grimcave PM 2.5 që vendoset në mushkëri në Nju Delhi është shumë më i lartë se udhëzimet e sigurisë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), me shifra të regjistruara në shumicën e stacioneve matëse afër ose mbi 400, që është në kategorinë e “ndotje e rëndë” ose “e rrezikshme”, raporton Reuters.
“Duke filluar nga nesër mbyllim të gjitha shkollat fillore në Nju Delhi. Po anulojmë edhe aktivitetet e shkollave në natyrë”, njoftoi ministria përkatëse në një konferencë për shtyp, duke theksuar se po shqyrtohen kufizimet në qarkullimin rrugor për shkak të ndotjes.
Vendimi për mbylljen e disa shkollave erdhi pasi prindërit e shqetësuar dhe ambientalistët dolën në mediat sociale për t’u bërë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë ndikimin e ndotjes tek fëmijët.
Zyrtarët në Noida, një periferi e Nju Delhit, urdhëruan të enjten të gjitha shkollat të mbajnë klasa në internet për studentët deri në klasën e tetë.
Nju Delhi është një qytet me rreth 20 milionë banorë dhe kryeqyteti më i ndotur në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh