Nju Jork, nis gjyqi i Harvey Weinstein për abuzim seksual
Të hënën, Harvey Weinstein mbërriti në gjykatën e Nju Jorkut teksa avokatët e tij dhe gjyqtari janë duke kryer përgatitjet përfundimtare për gjyqin ndaj tij.
Pas më shumë se dy vitesh që nga koha kur akuzat ndaj tij tërhoqën vëmendjen e gjerë të publikut, të cilat kulmuan me lëvizjen #MeToo, përzgjedhja e jurisë është planifikuar të fillojë këtë javë.
67-vjeçari u shfaq duke hyrë në godinën e gjykatës duke u mbështetur mbi një shkop, pasi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në shpinë.
Në anën tjetër të rrugës ishin mbledhur aktore dhe gra që e kanë akuzuar për dhunë seksuale të cilat e kanë cilësuar si një “horr” që nuk meritonte mëshirën e askujt.
“Ai dukej si një burracak. Nuk donte të na i hidhte sytë. Nuk donte të na shihte në sy”, tha Sarah Ann Masse, artiste dhe shkrimtare e cila e ka akuzuar Weinstein se ka sulmuar seksualisht, pasi gjatë një interviste për punë i ka dalë me të brendshme. “Ky gjyq është një llogari dhënie kulturore, pavarësisht rezultatit ligjor” tha ajo.
Manjati i poshtëruar i filmave po përballet me akuzat se ka sulmuar seksualisht një grua në një dhomë hoteli në Manhatan në 2013-n dhe se ka kryer një akt seksual të detyruar me një grua tjetër në 2016-n.
Weinstein nuk i ka pranuar akuzat dhe thotë se marrëdhëniet kanë qenë në konsensus. Nëse dënohet, ai do të marrë dënimin e përjetshëm.
Që kjo të ndodhë, prokurorët duhet të demonstrojnë se Weinstein ka një traditë dhune ndaj grave. Ata kanë thirrur aktoren Annabella Sciorra, e cila e ka akuzuar Weinstein se ka hyrë me dhunë në apartamentin e saj në Manhatan 1993 ose 1994 dhe se e ka dhunuar seksualisht pasi ka luajtur një rol në një film të prodhuar nga studioja e tij.
Prokurorët kërkojnë gjithashtu që 75 gra, të cilat kanë akuzuar publikisht Weinstein për sjellje të pahijshme seksuale, të dëgjohen nga juria. Akuzat e para ndaj tij kanë dalë në dritë nga gazeta “New York Times” dhe revista “The New Yorker” në tetor të 2017-s.
Ndërsa, avokatja e Weinstein, Donna Rotunno, ka argumentuar se çështja është e dobët dhe se planifikon të marrë rreptësishtë në pyetje akuzueset e klientit të saj.
Zgjedhja e një jurie për gjyqin e Weinstein mund vonojë, pjesërisht për shkak të vëmendjes së madhe mediatike mbi gjyqin, pasi një pjesë e anëtarëve të jurisë mund të kenë marrë tashmë vendimin e tyre. Avokatët e Weinstein janë munduar ta zhvendosin gjyqin në një qytet tjetër, por gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tyre.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve