Nokia do shkurtojë rreth 14 mijë vende pune
19 Tetor 2023 |
16:15
Gjiganti finlandez i telekomunikimeve, Nokia, do t’i shkurtojë mes 9.000 deri në 14.000 vende të punës deri në fund të vitit 2026, për t’i ulur shpenzimet.
Njoftimi është bërë pasi kompania ka regjistruar 20 për qind rënie në shitje në periudhën korrik- shtator.
Kompania ia ka atribuuar uljen, zvogëlimit të kërkesës për pajisje të gjeneratës së pestë të komunikimeve (5G) në tregjet e Amerikës Veriore.
Aktualisht kompania i ka 86.000 punëtorë në gjithë botën, por e ka shkurtuar numrin e stafit qysh prej vitit 2015.
Nokia ka thënë se dëshiron t’i ulë shpenzimet mes 800 milionë euro deri në 1.2 miliard euro deri më 2026.
Megjithatë, nuk ka treguar se cilët sektorë do të preken më shumë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta