Novak Djokovic mund Rafael Nadal dhe shkon në finalen e Roland Garros
Të premten, Novak Djokovic arriti të mposhtë Rafael Nadal duke i shuar shpresat e këtij të fundit për të fituar titullin e 14-të në Roland Garros.
Kjo ishte humbja e tretë e “Mbretit të fushave me dhe” në 108 takime të zhvilluara në këtë kompeticion.
Takimi që zgjati afërsisht 4 orë, u mbyll me fitoren 3-1 të tenistit serb.
Djokovic do të kërkojë të fitojë trofeun e dytë në Roland Garros dhe të 19-in Grand Slem në karrierën e tij, teksa në finalen e së dielës do të përballet me grekun Stefanos Cicipas.
Kjo është finalja e 29-të e karrierës së tij në Grand Slem, ndërsa e para për grekun Cicipas, i cili arriti të mposhtë në gjysmëfinale tenistin gjerman Aleksandër Zverev.
Rafa Nadal kishte arritur të fitonte 4 turnetë e fundit në Paris, pjesë e koleksionit të tij prej 20 titujsh Grand Slem, në të njëjtën kuotë titujsh me Roger Federer si tenistët më të suksesshëm në histori.
35-vjeçari spanjoll ka një rekord mbresëlënës në fushat me dhe, me 105 fitore kundrejt 3 humbjeve, dy prej të cilave të ardhura pikërisht ndaj serbit Djokovic.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta