English

Nuk do të ketë abone gjatë marsit, njofton Unioni i Transportit Publik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Unioni i Transportit Publik në Tiranë njoftoi të enjten se në mars nuk do të ofrohet shërbimi mujor i abonesë për autobusat urbanë.

- Advertisement -

Kjo, pasi transporti publik i Tiranës nuk ka mundësi financiare për të funksionuar normalisht, njofton Unioni.

“Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik”, shkruan Unioni.

Më herët, Unioni i Transportit u ka dërguar institucioneve vendimmarrëse shkresa ku janë radhitur të gjitha problematikat e hasura.

Kjo është hera e dytë që qytetarët në Tiranë do të përballen me mungesën e abonesë, pasi aboneja e përgjithshme u hoq përkohësisht në maj të 2021, nga Bashkia Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×