”Nuk do të lejohet lëvizja e asnjë automjeti pa zinxhirë”, apeli i Policisë së Shtetit për qytetarët

14 Shkurt 2021 | 11:20

Nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq Policia e Shtetit ka apeluar për kujdes të shtuar për gjithë përdoruesit e rrugës.

Akulli, bora dhe uji kanë pushtuar të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin, gjë që ka sjellë dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve.

  • Kufizoni lëvizjen e panevojshme.
  • Vendosni gomat e dimrit në automjete.
  • Vendosni zinxhirët ne gomat e automjeteve para se të niseni.
  • Vendosni rripin e sigurimit.
  • Mos kryeni parakalime të gabuara.
  • Kufizoni shpejtësinë në maksimum.

Këto kanë qenë thirrjet e Policisë së Shtetit për të shmangur aksidente të mundshme për shkak të kushteve atmosferike të rënduara.

“Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore nacionale, në qytete dhe në qendrat e njësive administrative, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë,” – thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026