Nuk hapen negociatat, Çika: Ndarja e Shqipërisë nga RMV e vetmja zgjidhje, secili të vlerësohet sipas meritës 

23 Qershor 2021 | 09:32

Emilio Çika, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha për Euronews Albania se vendimi i marrë dje nga Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe RMV nuk ishte i papritur, madje sipas tij, e kundërta do të kishte qenë një surprizë.

Z. Çika theksoi se e vetmja rrugë për të dalë nga ky ngërç është ndarja e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugën e tyre të integrimit, në mënyrë që secili prej vendeve të vlerësohet në bazë të meritës.

Nisur nga zhvillimet e deritanishme, ai u shpreh skeptik se mund të kemi ndonjë zhvillim pozitiv me Presidencën sllovene gjatë këtij viti.

“Ky proces është problematik, zgjidhja është shkëputja e të dyja shteteve në procesin e integrimit. Kjo problematikë duhet tejkaluar, e gjitha shtyhet për Presidencën sllovene, por nuk pres asnjë zhvillim të madh edhe gjatë këtij viti. E shoh të vështirë gjatë Presidencës sllovene. Duhet bërë ndarja e të dyja shteteve për t’u vlerësuar secili sipas meritës”, u shpreh z. Çika.

Shqipëria nuk arriti dot të merrte një datë për negociatat me Bashkimin Evropian nën Presidencën e Portugalisë dhe tani sytë janë drejtuar tek Sllovenia, e cila pritet të marrë drejtimin e Presidencës së Bashkimit Evropian.

Sa i takon Shqipërisë, të gjitha vendet e unionit ishin “pro” mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, përfshirë këtu edhe vendet më skeptike siç ishte Holanda, por mosmarrëveshjet e krijuara mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut frenuan qartazi përpjekjet e vendit tonë që të hapte një kapitull të ri në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026