Nuk i shitet askujt që ka lindur pas 2009, Zelanda e Re miraton ligjin për duhanin

13 Dhjetor 2022 | 10:59

Zelanda e Re ka miratuar një plan unik për të hequr dorë nga pirja e duhanit për brezin e ri.

Ligji thotë se duhani nuk mund t’i shitet askujt që ka lindur më ose pas 1 janarit 2009 – dhe tani e tutje, mosha minimale për blerjen e cigareve do të vazhdojë të rritet, shkruan Euronews.

Por autoritetet shëndetësore shpresojnë se pirja e duhanit do të zhduket shumë më parë. Ata kanë një qëllim të deklaruar për ta bërë Zelandën e Re pa duhan deri në vitin 2025.

Ligji i ri redukton gjithashtu numrin e shitësve me pakicë të lejuar të shesin duhan nga rreth 6,000 në 600 dhe ul sasinë e nikotinës së lejuar në duhanin që pihet.

“Nuk ka asnjë arsye të mirë për të lejuar që të shitet një produkt që vret gjysmën e njerëzve që e përdorin atë,” u tha ligjvënësve në Parlament Ministrja e Shëndetësisë Dr. Ayesha Verrall.

“Dhe mund t’ju them se ne do t’i japim fund kësaj në të ardhmen, me miratimin e këtij legjislacioni”, u shpreh ajo më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026