“Nuk jemi gati për fluks turistësh”, Klosi në Durrës: Strukturat turistike ende me probleme
Zonat turistike bregdetare nuk kanë struktura dhe kapacitete për të pritur fluksin e turistëve të vitit 2019. Në një panel me operatorë dhe sipërmarrës në Durrës, ministri Blendi Klosi pranoi se kushtet aktuale e bëjnë të pamundur një sezon turistik optimal.
Për një mbarëvajtje sa më të mirë të sezonit turistik, në Durrës është mbledhur një panel me operatorë, biznesmenë të zonës si dhe drejtues të pushtetit lokal dhe atij qendror. I pranishëm, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se do të nevojitet ende kohë për të hedhur pas pasojat e pandemisë dhe tërmetit, dhe me shërbimin aktual, nuk mund të shpresojmë për të arritur fluksin e pushuesve të vitit 2019.
“Nuk kemi akoma një përgatitje të vërtetë të strukturave tona turistike për të përgatitur për një fluks të madh turistik sidomos gjatë muajit korrik dhe maksimalisht në muajt gusht dhe shtator. Pra, e kemi të vështirë të themi që jemi me shërbimet gati karshi një fluksi të vërtetë turistësh”, u shpreh z. Klosi.
Ndërkohë, operatorët turistikë dhe sipërmarrësit e zonës ngritën një sërë pengesash me të cilat po përballet Durrësi aktualisht. Dy nga pengesat mbi të cilat vuri theksin kryetari i Shoqatës së hotelierëve në Durrës, Eduart Xhepa, është çmimi i tamponit të COVID-19 dhe fiskalizimi.
“Çmimi i tamponit në aeroport, i cili është i detyrueshëm dhe kërkohet për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë, ka pretendime që është çmim i lartë, qifte në aeroport, qoftë në klinika. Problem tjetër kemi fiskalizimin, që ka afatin e fundit me datë 1 korrik”, u shpreh z. Xhepa.
Gjatë takimit në panel u diskutua edhe për projektin e portit të Durrësit dhe zhvillimin që ky port do t’i japë zonës në të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zv.ministrja e Turizmit: I kemi kërkuar Komitetit të Ekspertëve rishikim të masave
- Turizmi në Shqipëri, mes masave kufizuese dhe sfidës për të ofruar shërbim cilësor
- Protokolli anti-COVID për turizmin, detyrat për sipërmarrësit turistikë, të njëjta si vitin e kaluar
- Turizmi në Vlorë në krizë për staf, 6000 të papunë aktivë, por bizneset kërkojnë punonjës nga jashtë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta