“Nuk ka ISIS në Deçan”, Osmani dhe Kurti kundër “Europa Nostra” për mbrojtjen e Manastirit
Manastiri i Deçanit është kthyer në qendër vëmendjes pas letërkëmbimit që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pasur me organizatën “Europa Nostra”. Ka qenë pikërisht kjo organizatë që e ka përfshirë Manastirin e Deçanit, në “listën e 7 monumenteve më të rrezikuara për vitin 2021”.
Rreziqet e dhëna si argument nga “Europa Nostra” janë kundërshtuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Në një letër ata i kanë sqaruar organizatës “Europa Nostra” se arsyet që ka parashtruara në marrjen në mbrojtje të Manastirit të Deçanit, nuk qëndrojnë, janë të ekzagjeruara dhe të pabazuara në fakte.
“Në sulmet e pretenduara ndaj Manastirit, gjuha e përdorur nga nominuesi është e pasaktë, duke qenë edhe tendencioze dhe e papranueshme. Termi ‘ekstremistët lokalë’ është cilësim i ekzagjeruar qëllimshëm, ndërsa sulmi i pretenduar nga organizata terroriste ISIS është totalisht i pabazuar në fakte. Kjo gjuhë na bën të besojmë se teksti i nominimit nuk ka ndjekur linjë profesionale të argumentimit, dhe ka devijuar në përmbajtje me ngarkesa politike dhe propaganduese. Dëshmia më e mirë është mungesa e burimeve të besueshme mbi të cilat bazohen këto konstatime tendencioze”, thuhet nw letrwn e Osmanit dhe Kurtit.
Dyshja Osmani Kurti, kanë vazhduar më tej në letrën e tyre, duke hedhur dyshime se pas kësaj lëvizje të organizatës “Europa nostra” fshihen axhenda politike.
“Në tekst çuditërisht bëhet përpjekje për të vendosur një ndërlidhje mes nevojës për mbrojtjen e manastirit dhe bisedimeve politike mes Kosovës dhe Serbisë. Programi juaj “7 Most Endangered” nga themelimi në 2013 ka ngritur alarme për rrezikun që i kanosej monumenteve të rëndësishme. Megjithatë, mendojmë se ky është rasti i parë kur programi mund të përdoret si mjet për të shtyrë përpara një agjendë të fshehur dhe aspak parimore, që as nuk ka të bëjë me trashëgiminë kulturore. Nëse kalon, ky do të jetë një precedent shumë i rrezikshëm. Politizimi i skajshëm i trashëgimisë kulturore nuk u shërben kauzave të drejta, por interesave të veçanta të shteteve që keqpërdorin platformat europiane dhe ndërkombëtare të bashkëpunimit kulturor në shërbim të paqes e prosperitetit të përgjithshëm”, shkruhet nw letwr.
Manastiri i Deçanit, mesa duket do të jetë edhe detyra e parë e rëndësishme me të cilën do të përballet ministri I sapo emëruar I Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrullah Çeku. Në një reagim në rrjetet sociale, Çeku është shprehur se nga të gjithë monumentet e rrezikuara të Kosovës, vetëm Manastirit të Deçanit, nuk i kanoset asnjë rrezik.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta