‘Nuk ka kthim mbrapa’ naftëtarët grevistë izolohen dhe paralajmërojnë vetëflijim nëse nuk gjendet zgjidhje
Apelit për ndihmë, i cili prej 12 ditësh duket se ka rënë në vesh të shurdhër, naftëtarët e Ballshit iu përgjigjën me përshkallëzim të grevës së tyre të urisë.
Të enjten, ata mbyllën me kyç portën me kangjella të ish-ambulancës së uzinës së Ballshit dhe refuzuan kujdesin shëndetësor, si dhe ujin.
“Vetëm të vdekur thonë ata, se të gjallë nuk dalim. O do të marrim djersën tonë deri në fund, o nuk ka!” – me këto fjalë e komenton vendimin e kolegëve të saj, një punonjëse e rafinerisë, e cila si shumë familjarë dhe punonjës të tjerë janë mbledhur jashtë ambientit ku po mbahet greva për të mbështetur grevistët.
Përgjatë këtyre ditëve, dhjetëra naftëtarë të uzinës, të cilët kërkojnë pagat e prapambetura prej 26 muajsh kanë protestuar jashtë ambienteve ku po zhvillohet greva.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji kapërceu kangjellat e ish-ambulancës për të parë nga afër gjendjen e naftëtarëve grevistë.
“Ne kemi marrë një vendim ekstrem, të gjithë kolegët janë shprehur shumë qartë që ditën e parë që kemi hyrë. Ne do ta mohojmë veten tonë derisa të marrim një përgjigje,” deklaroi për Euronews Albania Sokol Dautaj, kryetari i sindikatës së naftëtarëve.
“Nuk ka kthim mbrapa, ne presim një përgjigje vetëm kryeministri e ka në dorë që të japi një lajm pozitiv ose negativ për ne,” shtoi ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta