Nuk ka marrëveshje, FIFA as nuk do ta shqyrtojë propozimin e Iranit
Ekipi i futbollit të Iranit, pavarësisht të gjitha ngjarjeve që kanë ndikuar në Lindjen e Mesme, ka dëshirën të jetë në Kupën e Botës që do të mbahet këtë verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Për shkak të situatës së ndërlikuar politike, si dhe mungesës së bashkëpunimit me qeverinë amerikane në lëshimin e vizave dhe ofrimin e mbështetjes logjistike për ekipin iranian të futbollit, Abholfaz Psednideh, ambasadori i vendit në Meksikë, i propozoi FIFA-s që Irani të luante të gjitha ndeshjet në Meksikë.
Megjithatë, përgjigjja erdhi shpejt nga organizata ombrellë e futbollit botëror (FIFA):
“Jemi në kontakt me të gjitha vendet pjesëmarrëse, përfshirë Iranin. Presim që të gjitha ekipet të luajnë ndeshjet e tyre sipas orarit të shpallur më 6 dhjetor të vitit të kaluar”, tha një nga zëdhënësit nëpërmjet “The Athletic”.
Skuadra iraniane e futbollit është në Grupin G të Kupës së Botës së bashku me përzgjedhjet e Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re. Gara duhet të fillojë më 15 qershor me një ndeshje kundër Zelandës së Re në stadiumin në Inglewood, ku duhet të garojë edhe me kombëtaren belge.
Ndeshja e fundit në fazën e grupeve të garës është planifikuar për 26 qershor, kur ata duhet të takohen me ekipin egjiptian në Seattle.
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset