Çështja e të zhdukurve të luftës vë në pikëpyetje takimin Kurti-Vuçiç

8 Shtator 2021 | 14:45

Çështja e të zhdukurve të luftës ka vënë në pikëpyetje takimin Kurti-Vuçiç në fund të shtatorit.

Zv. kryeministri i Kosovës, njëkohësisht udhëheqësi i delegacionit kosovar në dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi tha se nuk ka përparim të mjaftueshëm, të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve.

Deklaratat e tij u bënë të mërkurën në Bruksel, pas përfundimit të takimit me delegacionin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimi i sotëm u mbajt pavarësisht se palët një ditë më herët thanë që nuk nuk do të pranin të uleshin në tryezën e bisedimeve nëse merrte pjesë Velko Odalloviç, një person i shpallur non grata në Kosovë i konsideruar si një nga eksponentët kryesorë të regjimit të Slobodan Millosheviçit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Dialogu në rrezik, pala kosovare refuzon pjesëmarrjen e serbit të shpallur ‘non grata’ në tryezë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026