“Nuk ka vaksinë për parandalimin e kancerit”, thotë mjeku Alban Domi

18 Tetor 2022 | 19:33

Mjeku Alban Domi, tha se vaksina për të cilën po flitet nuk parandalon kancerin por është një vaksinë për trajtim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Domi theksoi se kjo vaksinë do të përdoret pas operacionit për heqjen e masës tumorale.

Pra kjo vaksinë sipas tij është terapi kundër kancerit.

“Ka një numër të madh testesh klinike që janë duke u zhvilluar për  kancere të ndryshme. Janë dy elementë, së pari nuk mund të ketë një vaksinë të përgjithshme për kancerin. Kjo është një vaksinë për trajtim të kancerit dhe jo parandalim të tij. Përsa i përket vaksinës në fjalë, teknologjia ka ekzistuar dhe për më tepër ka dhe disa vaksina të aprovuara për leukemi dhe limfom.

Kjo teknologji përdoret vetëm në rastin kur trajtimet e tjera nuk japin rezultat. Kjo teknologj po tentohet të përdoret për masa tumorale. Kjo vaksinë do të përdoret kur të gjithë trajtimet e tjera që dështojnë dhe kryesisht do përdoret pas operacionit dhe shpresohet të ndihmojë në eliminimin e qelizave  tumorale. Është një terapi kundër kancerit por jo një vaksinë që parandalon kancerin”- tha Domi.

Në media pak ditë më parë u publikua lajmi se shkencëtarët po punojnë për një vaksinë kundër kancerit, e cila do të personalizohet për pacientët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026