“Nuk kemi problem me iranianët”, gazetari izraelit: Ku qëndron ndryshimi mes nesh

16 Qershor 2025 | 21:39

Gjatë një lidhje live për emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, gazetari izraelit Larry Luxner komentoi zhvillimet e fundit mbi luftën mes Izraelit dhe Iranit.

Luxner u shpreh se të gjithë në vend ishin të përgatitur për kundërpërgjigjen dhe po ashtu të gjithë janë gati të paguajnë çmimin që Irani të mos ketë armë bërthamore.

Ai tha se për situata të tilla izraelitët përgatiten që në fëmijëri, ndërsa theksoi se qëllimi në sulmet izraelite nuk janë popullata civile në Iran, por objektivat ushtarake dhe bërthamore atje.

Ai tha se shtetit i Izraelit nuk e ka problemin me popullin iranian, por me qeverinë atje, që duan ta rrëzojnë për të pamundësuar që Irani të ketë armë bërthamore.

“Dua të theksoj diçka: Izraeli nuk dëshiron të shkaktojë viktima civile në Iran, ky nuk është qëllimi ynë. Ne duam të rrëzojmë pjesën e qeverisë së tyre, duam të shkatërrojmë kapacitetet e tyre bërthamore. Ne nuk donim luftë me Iranin, nuk kemi problem me njerëzit në Iran. Para revolucionit kemi qenë aleatë. Pas revolucionit islamik, Irani u kthye në armik të përbetuar të Izraelit dhe çdo javë na kërcënonte se do na zhdukë nga harta. Ata na kanë kërcënuar se do përdorin armë bërthamore për të na shkatërruar, kurse ne nuk kemi kërcënuar asnjë shtet, edhe pse është prezumuar se kemi armë bërthamore. Ne ishim të përgatitur për përgjigjen e Iranit, shumë të përgatitur sepse e dinim që diçka e tillë po vinte. Po përgatiteshim për diçka të tillë, jemi edukuar me këtë që kur kemi qenë fëmijë. Shkon në bunker, sheh fëmijët aty, fqinjët, qentë, sheh bebet, njihesh me fqinjët e tu dhe njerëzit kanë dhe sens humori, kalon kohën aty dhe pret, pret dhe shikon se çfarë ndodh. Izraelitët janë mësuar me diçka të tillë, nuk është diçka e re,” tha ai.

I pyetur nga moderatorja Erla Mehilli se si e shpjegon sulmin ndaj televizionit live, ndërkohë që nuk kishin për synim popullatën civile, gazetari u përgjigj se televizori iranian u sulmua për t’i treguar popullit iranian situatën reale dhe jo atë që televizioni shtetëror paraqet.

“Nuk mund të fshihet ajo që është e dukshme. Transmetuesi që u bombardua po thoshte ‘ne jemi në rregull, armiku nuk na ka shkaktuar asnjë dëm, jemi duke fituar’, dhe pastaj bum! Nuk mund ta fshish një gjë të tillë. Nuk mund të imagjinoj si mund të jetë parë diçka e tillë nga regjimi apo nga njerëzit që shohin diçka të tillë në kanalin e tyre shtetëror. Mund të themi se kemi shkatërruar pjesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore, aeroporte ushtarake dhe sisteme bërthamore. Mbrojtja e tyre ajrore është shkatërruar dhe forca jonë ajrore ka superioritet ndaj Iranit. Mendoj se do duhet punë për të shkatërruar kapacitetin bërthamor të Iranit. Mendoj se SHBA do na ndihmojë me bomba të veçanta për të shkatërruar këto mjedise që janë të vendosura thellë në male”, tha ai.

“Netanyahu nuk është shumë popullor, lufta në Gaza nuk është shumë popullore, ndërsa kur bëhet fjalë për Iranin, ka një konsensus anembanë që mbështet këtë operacion kundër Iranit, dhe njerëzit rrugëve, ashtu si dhe lideri i opozitës, e mbështesin këtë operacion dhe janë gati të paguajnë këtë çmim në mënyrë që Irani të mos ketë armë bërthamore”, e mbylli fjalën e tij gazetari izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026