Nuk mori mandatin e deputetit, Ervin Bushati: Më e rëndësishme, fitorja e PS-së
Ervin Bushati, kryetari i PS-së në Tiranë, i cili nuk mundi të siguronte mandatin e deputetit në këtë qark, është shprehur në rrjetet sociale se ka punuar shumë për arritur objektivin në këto zgjedhje.
“PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë. Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe, Partinë Socialiste”, shkruan Bushati.
Sa i përket humbjen së tij, ai shprehet se më e rëndësishme dhe më e bukur është fitorja më e madhe në PS.
“Falënderoj mbështetësit e mi për të gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë, po përsëri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës, për pritshmëritë individuale: më e rëndësishme dhe më e bukur është fitorja më e madhe në PS. Tani na pret një punë edhe më e madhe”, përfundon Bushati.
Ervin Bushati mundi të marrë në zgjedhjet e 25 prillit vetëm 2837 vota, duke mos siguruar mandatin e deputetit në parlamentin e ardhshëm.
Lexoni gjithashtu:
Live Blog: Kandidatët që sigurojnë mandatin e deputetit
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit