Nuk ndalen kultivuesit e drogës, metodat që përdorin

23 Maj 2023 | 07:20

Ditë pas dite vijojnë operacionet e policisë për sekuestrimin e parcelave të drogës dhe kapjen e autorëve apo mirëmbajtësve të tyre. Rasti më i fundit ishte ai i djeshmi në Krujë, një nga zonat me më shumë “prurje” droge në muajt e fundit.

Droga e Krujës

FNSH, Policia e Krujës dhe ajo e Durrësit kanë zbarkuar ditën e djeshme në malin e Brretit në Krujë, ku kanë sekuestruar 855 fidanë kanabis.

Blutë bëjnë me dije se bimët të cilat u zbuluan në kuadër të operacionit ‘Territor i pastër’ u sekuestruan, ndërkohë nuk dihen se kush janë personat që kishin ambientet ku kultivoheshin bimët narkotike dhe kush kujdesej për to.

“Si rezultat i kontrolleve, gjatë kësaj faze të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në zonën pyjore të malit të Brretit u konstatuan 5 ambiente të hapura, ku u gjetën të kultivuar gjithsej 855 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”- njofton policia.

Opiumi në Vlorë

Pak ditë më parë u finalizua operacioni policor i koduar “Opium”. Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L. u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. L., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium – deklaratë e policisë.

Banorët e zonës janë shprehur se opiumi rritet vetë në rrugë prej vitesh dhe madje me parë ata e kanë përdorur edhe për byrek.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026