Nuk përfshihet në kalendarin e Kuvendit për këtë vit, shtyhet amnistia fiskale

2 Dhjetor 2020 | 15:16

Amnistia fiskale nuk do të miratohet brenda këtij viti. Euronews Albania ka mësuar se projektligji që parashikon amnisti për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të padeklaruara nga individët dhe bizneset nuk është në kalendarin e punimeve të kuvendit për muajin dhjetor.

 “Ne do të lançojmë një amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit me një afat të kufizuar, që të gjitha paratë dhe asetet t’i deklarojnë, paratë ti fusin nëpër banka, asetet ti deklarojnë”, kështu do shprehej kryeministri, Edi Rama në lidhje me amnistinë fiskale.

“Por, 10 muaj pasi e prezantoi për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste, projektligji për amnistine fiskale ende nuk është miratuar. Pavarësisht se mazhoranca u zotua se do e miratonte në shtator, kjo gjë nuk ndodhi. Euronews Albania ka mësuar se amnistia fiskale nuk do të miratohet këtë vit, por do të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit duke mos u përfshirë në kalendarin e punimeve për muajin dhjetor”, raporton gazetarja Eksiola Shehu.

Projektligji është shqyrtuar vetëm në parim në komisionin e ekonomisë dhe këtë deputeti Ervin Bushati e lidh me nevojën për të pasur më tepër kohë qeveria për një produkt të kompletuar.

 “Duke dashur që të finalizojmë dhe piketojmë dhe me qartë dhe disa kushte dhe arsye sesi mund të harmonizohet më mirë për penalitet, ndaj dhe qeveria ka dashur më shumë kohë për ta riparë ligjin dhe besoj që shumë shpejt do ta kemi dhe besoj që janë pjekur kushtet që ne të sjellim në tregun ekonomik shqiptar një ekonomi fiskale”, tha Bushati.

Projektligji nuk do të mund të miratohet as në muajt e parë të vitit të ardhshëm pasi mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare dakordësuan rregulla te reja në Këshillin Politik, për periudhën 4 muaji përpara zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë, projektligji i mazhorancës socialiste do te presë Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Ndryshimet ligjore parashikojnë amnistinë për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme  të padeklaruara nga individët dhe bizneset.

 Po ashtu, parashikohet qe amnistia të zgjasë një vit nga miratimi i saj në parlament dhe përcakton se nëse vetëdeklarimi bëhet në muajt e parë taksimi mbi vlerën e pasurisë do të jetë 5%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026