Numër i lartë viktimash nga COVID-19 në Kosovë, rriten infektimet

2 Shtator 2021 | 15:17

E enjtja ka sjellë sërish rritje të numrit të viktimave dhe infektimeve nga COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 32 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.

Nga 13.953 testime të kryera, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas të dhënave të shëndetësisë, ditën e sotme janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 26.524.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026