Numërohen mbi 70% e votave në Serbi, Vuçiç fitues absolut
Kur janë numëruar mbi 70% e votave, partia e Presidentit Aleksandër Vuçiç duke se ka siguruar një shumicë dërrmuese.
Aktualisht, Partia Progresiste e Serbisë ka arritur të sigurojë 61.59% të votave të numëruar, që përkthehen në 195 mandate ose thënë ndryshe 60 deputetë më shumë se sa kishte në zgjedhjet e kaluara.
Kurse koalicioni i aleatit në qeverinë aktuale i Vuçiç, Ivica Daçiç ka 10.32% të votave, të përkthyer në 32 mandate.
Partia e tretë që ka marrë më shumë vota është ajo e Aleksandër Sapiç, që ashtu si Vuçiç është një ish-lojtar në polo. Aleanca Patriotike e Serbisë ka arritur të sigurojë pak më shumë se sa pragu prej 3%, duke marrë deri tani 11 mandate parlamentare.
Në parlamentin e ri serb do të hyjnë dhe partitë e minoriteteve, ku hungarezët kanë marrë deri tani 10 deputetë, kurse boshnjakët dhe shqiptarët deri tani kanë nga dy deputetë.
Asambleja Kombëtare e Serbisë përbëhet nga 250 vende dhe përfaqësuesit zgjidhen nga listat e mbyllura proporcionale, kombëtare. Shpërndarja e deputetëve bëhet përmes metodës d’Hondt, ku pragu për hyrjen është 3%.
Vendi me një popullsi prej 7.2 milionë banorë, është bërë vendi i parë në Evropë që mban zgjedhje pas pandemisë së COVID-19, që në Serbi ka shkaktuar deri tani mbi 250 të vdekur dhe më shumë se 12 mijë të infektuar.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta