“Numrat në fletën e votimit lehtësojnë manipulimin”, Premto Gogo analizon kundërshtitë për fletën e votimit
Premto Gogo, kryetari i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara tha se kundërshtitë për fletën e votimit janë shenja jo të mira dhe shqetësuese.
“Në fakt, gjithë diskutimi është një diskutim, në këndvështrimin tonë, i cili ka harxhuar energji dhe çon në këtë lloj dështimi që thamë duke evidentuar dhe vendimmarrjen e dytë të paligjshme të KAS-it,” – u shpreh Gogo.
Sipas tij vendimi i marrë në shqyrtimin e KAS është një diskrecion i tepruar i Komisionit të Apelimit dhe Sanksioneve. Gogo theksoi se ky diskrecion do të vlerësohej në momentin që shqyrtohej çështja ndaj eksponentëve të mazhorancës, për përdorimin e burimeve shtetërore.
Kryetari i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara sqaroi në Euronews Albania, se në disa nene të Kodit Zgjedhor parashikohet vendosja e emrit të kandidatit dhe fakti që i njëjti numër nuk i referohet në mënyrë shteruese të njëjtit emër, në të gjithë procesin zgjedhor është shqetësuese.
“Nuk e kemi të rregulluar këtë pjesë se si do të informohet se kush janë këta numra,” – u shpreh ai.
Në këndvështrimin e Gogos fakti që opozita nuk luftoi për këtë të drejtë që forcon qytetarët është për të ardhur keq.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, sipas Gogos, mbase është vonuar në qasjen e tij për të gjetur dakordësi politike mbi fletën e votimit dhe Komisioni Rregullator hoqi dorë nga kompetenca e vet, pikërisht prej presionit të madh politik.
Pse është ky presion i madh politik që të jetë me numra? – ishte pyetja që ngriti Gogo, i cili theksoi se pavarësisht mbrojtjes që bëri opozita, ishte një mënyrë që i shkoi për shtat.
Teksa analizoi se Kodi dhe Kushtetuta flasin për emra e jo për numra, ai theksoi se printimi i fletave të votimit në kohë është një tjetër rrezik.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta