Numrat rekord të fitores së Vetëvendosjes
Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e Kosovës me rezultate rekord që prej çlirimit të vendit nga sundimi serb. Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjeguan zgjedhjet që u mbajtën të dielën në Kosovë duke ilustruar me anë të shifrave.
Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin të parakohshme. Vetëm 16 muaj më parë Kosova mbajti zgjedhje, në Tetor 2019, të cilat i fitoi gjithashtu LVV.
Ndonëse ende janë pa u numëruar votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë rreth 48% të votave, më shumë se çdo parti në historinë e Kosovës.
Janë rreth 377 mijë qytetarë që kanë votuar LVV-në, shifër e cila thyen rekordin e mëparshëm të votave të fituara nga ish-presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2001, i cili mori atëherë rreth 359 mijë vota.
Krahasuar me 16 muaj më parë, LVV-ja ka marrë 70% më shumë vota, ose 156 mijë vota më shumë. Kjo është gjithashtu rritje rekord e një partie nga një zgjedhje në tjetrën.
Me rezultatet aktuale të zgjedhjeve, LVV ka siguruar 55 mandate në Kuvendin me 120 vende të Kosovës. Ky është numri më i lartë që ka marrë ndonjëherë një parti.
Vetëvendosjes i mjafton një marrëveshje me një nga partitë e minoriteteve për të siguruar 6 mandate të tjera që i duhen për të votuar qeverinë. Kjo do të thotë se për herë të parë në historinë e Kosovës pas çlirimit nga Serbia, asnjë nga dy partitë historike, LDK ose PDK, nuk do të jetë në qeveri.
Lëvizja Vetëvendosje mori pjesë në zgjedhjet e Kosovës për herë të parë në vitin 2010. Në një dekadë ajo pothuajse ka 5-fishuar numrin e votuesve dhe të deputetëve në parlament.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë