Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë bie nën 6 mijë persona
Gjashtë viktima dhe mbi 200 raste të reja janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për kryerjen e 1 281 testeve ku të infektuar rezultuan 206 persona.
Deri tani Kosova numëron 1 383 viktima ndërsa nga kryerja e gati 200 mijë testeve në total që prej fillimit të pandemisë kanë rezultuar të infektuar afërisht 54 mijë persona.
Nga ana tjetër në 24 orët e fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.951.
Në krahasim me Shqipërinë, Kosova ka më shumë viktima por numri i rasteve aktive është shumë herë më i ulët.
Nga mbi 24 700 raste aktive në Shqipëri, Kosova ka aktualisht më pak se 6 mijë raste, duke lënë të besohet se ndoshta Kosova po del nga vala e dytë e COVID-19.
Deri në fund të vitit 2020, Kosova kishte mbi 8 500 raste aktive dhe gjatë 11 ditëve të para të janarit numri i personave të shëruar ka qenë më i lartë se sa i infektimeve të reja.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta