Mbi 12 mijë të infektuar me COVID-19

5 Shtator 2021 | 17:46

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë evidentuar 896 raste të reja me COVID-19 nga 4 228 testime të kryera.

Shumica dërrmuese e rasteve janë në Tiranë, 224 të prekur dhe në Shkodër e Vlorë përkatësisht me 83 dhe 82 raste të reja.

Shtimi i rasteve gjatë javëve të fundit ka bërë që numri i rasteve aktive t’i kalojë 12 mijë në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre pacientë, një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Statistika (05 Shtator 2021)

Testime totale            1,076,983

Raste pozitive             150,997

Raste të shëruara       136,479

Raste Aktive                 12,003

Humbje jete                   2,515

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4375

Shkodër          1999

Durrës             1025

Vlorë               896

Fier                  860

Lezhë              778

Elbasan           605

Berat               421

Korçë               307

Gjirokastër      299

Kukës              232

Dibër                206

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026