Nuredin Dumani dyshohet të jetë përfshirë në një tjetër vrasje në Elbasan
Nuredin Dumani i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Bujar Çelës dyshohet të jetë i përfshirë dhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit më 20 korrik në Elbasan. Ai dyshohet të ketë marrë pjesë në atentatin mafioz ndaj 39-vjeçarit Ramazani së bashku me mikun e tij Klevis Kapllani.
Ky i fundit u ekzekutua me 15 shtator në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës vetëm pak metra nga banesa e tij. Policia e Shtetit në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit ka njoftuar se janë përfshirë Xhuljano Hoxha dhe Egulen Halili.
“Nga hetimet intensive ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës”, njoftoi policia.
Për Klevis Kapllanin edhe me herët ka patur dyshime se është përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit çka solli dhe eleminimin fizik të tij, ndonëse për vrasjen e tij nuk ka asnjë të arrestuar.
Ai njihej si mik i ngushtë i Nuredin Dumanit me të cilin shoqërohej edhe muajt e fundit pavarësisht se ky i fundit ishte në kërkim për ngjarje të tjera kriminale, për të cilat akuzohet se është përfshirë.
Lexoni gjithashtu:
Ekskluzive/ Zbardhet vrasja e vëllait të Talo Çelës
Vritet në një atentat në Elbasan vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta